“Albin Kurti populist, s’ia hap rrugën Ramës”, Robelli: Përdorin bashkimin kombëtar për vota

“Albin Kurti populist, s’ia hap rrugën Ramës”, Robelli: Përdorin bashkimin kombëtar për vota

Gazetari Enver Robelli ka analizuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN përplasjen në distancë mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti, e cila e pati zanafillën te protesta pro UÇK-së, që do të zhvillohet nesër në Tiranë. Sipas Robellit UÇK-ja dhe drejtësia në Hagë po përdoret për kapital politik nga të dy palët. Ai tha se brenda 10 viteve Edi Rama ka ndryshuar disa herë qëndrim për Vetëvendosjen, duke e përkrahur fillimisht, duke e sulmuar më pas, e madje duke shfrytëzuar edhe çështjen e bashkimit kombëtar për vota. “Po ndoshta përdoret. Po them në përgjithësi që njerëzit kanë të drejtë të demonstrojnë, të protestojnë ndaj diçkaje që ata e ndiejnë të padrejtë. Domethënë ne jetojmë në një shtet demokratik si...