Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mashtrimet me pagesat e papunësisë/ Agjencia e Elon Musk: Miliona dollarë abuzime vetëm në shtetet e majta
Agjencia e Elon Musk për eficencën e qeverisjes në SHBA (DOGE) ka zbuluar miliona dollarë abuzime me pagesat e papunësisë. Sipas FOX News, DOGE ka zbuluar se bëhet fjalë për të paktën 382 milionë dollarë abuzime me këto pagesa duke nisur nga viti 2020. Por në mesin e këtyre abuzimeve, tre shtete të majta mbajnë barrën më të rëndë. Bëhet fjalë për Kaliforninë, Nju Jorkun dhe Masaçusets. Tre shtetet e drejtuar nga demokratët e majtë kanë një faturë abuzimi në total prej 305 milionë dollarë në pagesa të parregullta. Këto abuzime kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Joe Biden. “Ka një arsye për këtë eksod masiv nga shtetet e drejtuar nga demokratët për në shtetet më të afërta republikane. Kjo për shkak se ata kanë keqmenaxhuar...