Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Si u zhduk një pikturë e Picasso-s gjatë transportit nga Madridi në Granada?
Policia spanjolle ka nisur një hetim për zhdukjen e një pikture të Pablo Picasso-s gjatë transportit të saj nga Madridi në Granada, ku do të ekspozohej. Burimet policore nuk ishin në gjendje të jepnin detaje të mëtejshme rreth këtij rasti. Piktura “Natyrë e qetë me kitarë”, e pikturuar nga Picasso në fillim të shekullit të 20-të, do të ekspozohej javën tjetër në Fondacionin Caja Granada. Është një pikturë me vaj, vlera e së cilës vlerësohet në 600,000 euro. Organizatorët sqaruan se 58 veprat që do të paraqiteshin vijnë nga koleksione private. Vepra u zhduk pas 2 tetorit, raporton El Pais. Kompania e transportit e mori atë nga shtëpia e pronarit dhe e transportoi në selinë e saj, ku qëndroi derisa pjesa tjetër e veprave në...