“Spanjë: Shkatërrohet Super-Rrjeti Mafioz Shqiptaro-Kinez që Lante Dhjetëra Milionë Euro”

“Spanjë: Shkatërrohet Super-Rrjeti Mafioz Shqiptaro-Kinez që Lante Dhjetëra Milionë Euro”

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar dhe goditur një rrjet të fuqishëm kriminal me përbërje shqiptaro-kineze, i cili akuzohet për financimin dhe mbështetjen logjistike të trafikantëve shqiptarë të drogës në Spanjë. Sipas Guardia Civil, grupi kriminal kishte si bazë një park industrial në qytetin jugor të Malagës dhe kishte kapacitet të përpunonte deri në 50 milionë euro në vit, përmes një skeme të sofistikuar që kombinonte mbledhjen e parave cash dhe shkëmbimin mall-para. Në qendër të rrjetit ishte një çift shtetasish kinezë, të cilët vizitonin rregullisht bizneset e komunitetit të tyre për të grumbulluar shuma të mëdha parash në dorë, të cilat më pas u transferoheshin trafikantëve shqiptarë për blerjen e drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale. Sipas hetimit, çiftit iu regjistruan biseda të koduara ku përmendeshin...