Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skenë filmi/ Automjeti i parkuar grabitet brenda pak minutave, policia arreston në kohë rekord autorin
Një ngjarje si në filma ndodhi këtë mbrëmje në Lezhë, pranë një lavazhi në dalje të qytetit. Një automjet u vodh vetëm pak minuta pasi drejtuesi e kishte lënë të parkuar. Shoferi, që mbeti i habitur kur nuk e pa më makinën, njoftoi menjëherë policinë. Uniformat blu reaguan me shpejtësi, nisën ndjekjen dhe ngritën postblloqe në disa akse rrugore. Pas një operacioni të shpejtë, policia arriti të lokalizojë dhe ndalojë automjetin e vjedhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush. Autori u kap në flagrancë dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Hetimet vijojnë për të zbuluar mënyrën se si u krye vjedhja dhe nëse personi i arrestuar ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.