Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Netanyahu ceremoni për viktimat e 7 tetorit, kryeministri i Izraelit paralajmëron: Lufta do të vazhdojë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit të 7 tetorit 2023, theksoi angazhimin e qeverisë për të siguruar kthimin e trupave të pengjeve të vdekur që mbeten ende brenda Gazës. Ai paralajmëroi se Izraeli do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit me forcë të plotë dhe do të kërkojë përgjegjësi nga çdo palë që i dëmton. Komentet e Netanyahut erdhën disa orë pas kthimit të trupave të dy pengjeve të tjerë nga Hamasi, ndërsa ende nuk ka qasje te 19 trupat e mbetur. Kjo ka shkaktuar zemërim në Izrael, përkundër se SHBA-ja ka minimizuar mundësinë që vonesa të përbëjë shkelje të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Izraeli ka kërcënuar kufizimin e ndihmës humanitare për Gaza në rast të moszbatimit të...