Alkooli, shkaktari kryesor i mijëra rasteve të kancerit në Europë

Alkooli, shkaktari kryesor i mijëra rasteve të kancerit në Europë

Alkooli mbetet një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në Europë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se masa më të forta shtetërore për të kufizuar konsumimin mund të parandalojnë mijëra raste dhe vdekje çdo vit. Sipas një rishikimi të ri shkencor nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm në Bashkimin Europian në vitin 2020 alkooli shkaktoi më shumë se 111 mijë raste të reja kanceri, duke e bërë këtë rajon një nga më të prekurit në botë nga efektet e alkoolit. Në plan global, numri i rasteve të reja të lidhura me alkoolin u vlerësua rreth 741 mijë, me burrat që përbënin rreth 70% të këtyre rasteve. Përveç pasojave shëndetësore, kostoja ekonomike është e konsiderueshme: vdekjet e parakohshme nga kanceret e lidhura...