“I thirrur në SPAK, Pjetri: Hetohen opozitarët, jo ata që dhunuan zgjedhjet”

“I thirrur në SPAK, Pjetri: Hetohen opozitarët, jo ata që dhunuan zgjedhjet”

Kandidati i koalicionit opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Ndrec Pjetri, ka bërë publike thirrjen që i është bërë nga Prokuroria e Posaçme SPAK, ku ai dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij janë pyetur lidhur me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pjetri tha se ndihet i surprizuar dhe i zhgënjyer, ndërsa shpreh pakënaqësinë që, sipas tij, hetimet përqendrohen tek opozita, ndërsa kundërshtarët politikë që kanë shkelur ligjin, nuk përballen me drejtësinë. “Në 24 orët e fundit unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për t’u pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025. Unë isha kandidat në qarkun e Durrësit dhe në garën time të parë mora 4500 vota,”...