(VIDEO)Mban fjalimin e parë në Kuvend/ “Neomalsorja”: Jam këtu për të përfaqësuar zonat e lëna në harresë, Dukagjini po zhvillohet

(VIDEO)Mban fjalimin e parë në Kuvend/ “Neomalsorja”: Jam këtu për të përfaqësuar zonat e lëna në harresë, Dukagjini po zhvillohet

Deputetja e PS Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare duke vënë theksin tek zhvillimi i zonave të Veriut dhe veçanërisht të Dukagjinit.  Në fjalën e saj, Koçeku theksoi se misioni i saj politik është përfaqësimi me dinjitet i komuniteteve të lëna pas dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në zonat veriore të vendit.  Deputetja kujtoi se para dy vitesh nisi ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, një investim që sipas saj ka sjellë impakt të dukshëm në jetën e komunitetit lokal dhe ka rritur interesin për zhvillim ekonomik e turistik të zonës, ndërsa bëri me dije se së shpejti do të nisë edhe projekti për ndërtimin e rrugës Shalë-Tropojë.  ‘Unë jam në këtë Kuvend për të realizuar atë moton europian që thotë mendo globalisht dhe...