Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk ka hipokrizi më të madhe”/ Genocidi serb, reagon Blushi: Paralajmërova, që shumica ndjek një kurs antikombëtar
Pas rrëzimit në Kuvend të rezolutës së propozuar nga opozita për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër nga oborri i Parlamentit, duke e cilësuar vendimin si një akt të qëllimshëm dhe antikombëtar. “Nuk ka hipokrizi më të madhe,” deklaroi Blushi, “se të kërkosh në një anë lirimin e drejtuesve të UÇK-së dhe në anën tjetër të votosh kundër një rezolute që dënon krimet serbe në Kosovë.” Ai akuzoi mazhorancën se po ndjek një axhendë të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, e cila, sipas tij, bie ndesh me interesat kombëtare dhe sidomos me mbështetjen ndaj Kosovës. “Çfarë ndodhi sot në Kuvend është ajo që paralajmërova: shumica është e vendosur të ndjekë një kurs antikombëtar,...