Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shkatërrohet laboratori i drogës në Itali, mes të arrestuarve dhe një shqiptar
Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge, sekuestrimin e të paktën 10 kg kokainë, hashash, mariuanë, 40 mijë eurove cash dhe arrestimin e 11 personave në më shumë se një vit hetime e përgjime. Mediat italiane raportojnë se aksioni u krye nga policia italiane në zonat e Aprilia, Teramo dhe Abruzzo, nga Skuadra e Chieti dhe u koordinua nga zyra e prokurorit vendor. Katër persona u arrestuan në flagrancë në aksionin e parë, mes tyre shqiptarin që drejtonin laboratorin e paketimit të kokainës në Aprilia. U kryen dhjetë kontrolle shtëpish, me mbështetjen e Skuadrave Fluturuese të Pescarës dhe Latinës. Operacioni përfshinte qytetet e Lancianos, Pescarës dhe Aprilias. Në Aprilia, policia sekuestroi 250 gramë kokainë dhe dy pistoleta nga shtëpia e...