Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Shkarkimi i Veliajt, akt administrativ”, Qeveria i dërgon relacionin Gjykatës Kushtetuese
Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese relacionin zyrtar që mbështet vendimin për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në dokumentet qe disponon Vizion Plus, Qeveria mbron qëndrimin se vendimi i marrë është një akt individual administrativ, dhe për këtë arsye, duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, jo nga ajo Kushtetuese. Sipas pretendimeve të Këshillit të Ministrave, Veliaj është shkarkuar në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen vendore, pasi ka munguar në detyrë për më shumë se tre muaj dhe per këtë arsye nuk ka pasur të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar vendimin. “Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit...