Përplasjet në Kuvend, shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Rrëzohet rezoluta kundër gjenocidit serb

Përplasjet në Kuvend, shtyhet ngritja e komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale/ Rrëzohet rezoluta kundër gjenocidit serb

Vendimi i kryeparlamentarit Niko Peleshi solli tension, fyerje e debate të forta në orët e pasdites të seancës plenare, duke çuar në shtyrjen e votimit për ngritjen e komisioneve hetimore për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Gjatë seancës u vendos që të shtyhet votimi për ngritjen e “Komisionit të Reformës Zgjedhore” dhe “Komisioni i Reformës Territoriale”. Opozita kishte shkuar në Kuvend me disa amendamente dhe kërkonte numër anëtarësh të barabartë në komisione, por nuk lejoi vijimin normal të seancës, pasi Gazment Bardhi nuk pranoi të largohej nga salla pas përjashtimit. Mes kaosit, socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ku u rrëzua me 72 vota kundër dhe vetëm 37 pro kërkesa e opozitës për rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë. Debatet në sallë...