57 eurodeputetë kërkojnë veprime të Komisionit të BE-së ndaj kampit italian të Gjadrit në Shqipëri

57 eurodeputetë kërkojnë veprime të Komisionit të BE-së ndaj kampit italian të Gjadrit në Shqipëri

Nga Alba Kepi ‘Komisioni Evropian të veprojë kundër shkeljeve të rënda të qeverisë italiane në Shqipëri, duke nisur edhe një procedurë kundër shkeljes së ligjit.’ Këtë e kërkojnë në një letër drejtuar komisionerit për migracionet Magnus Brunner eurodeputetët e PD-së Alessandro Zan dhe Cecilia Strada, dhe eurodeputetja e S&D-së Birgit Sippel, së bashku me 54 eurodeputetë të tjerë nga vende dhe grupe të ndryshme politike (S&D, Greens, The Left), me të gjitha partitë e opozitës italiane. ‘Komisioneri Brunner të mos bëjë se s'dëgjon: Giorgia Meloni në Shqipëri ka shkelur të drejtën evropiane, siç kemi denoncuar prej muajsh me pyetje parlamentare, dhe Komisioni e pranon se është në dijeni. Tani presim masa konkrete’, thonë Zan dhe Strada. ‘Qeveria e Melonit ka krijuar një sistem menaxhimi të...