Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E drejtonte një shqiptar, zbulohet laboratori i madh i kokainës në Itali! 11 të arrestuar në total
Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge, sekuestrimin e të paktën 10 kg kokainë, hashash, mariuanë, 40 mijë eurove cash dhe arrestimin e 11 personave në më shumë se një vit hetime e përgjime. Aksioni u krye nga policia italiane në zonat e Aprilia, Teramo dhe Abruzzo, nga Skuadra e Chieti dhe u koordinua nga zyra e prokurorit vendor. Katër persona u arrestuan në flagrancë në aksionin e parë, mes tyre shqiptarin që drejtonin laboratorin e paketimit të kokainës në Aprilia. U kryen dhjetë kontrolle shtëpish, me mbështetjen e Skuadrave Fluturuese të Pescarës dhe Latinës. Operacioni përfshinte qytetet e Lancianos, Pescarës dhe Aprilias. Në Aprilia, policia sekuestroi 250 gramë kokainë dhe dy pistoleta nga shtëpia e një prej shqiptarëve. U...