“Kjo është çmenduri”, Tomorri kritikon shkurtimin e mandatit të Bejtjas: Mandati është bërë tmerrësisht vulnerabël

“Kjo është çmenduri”, Tomorri kritikon shkurtimin e mandatit të Bejtjas: Mandati është bërë tmerrësisht vulnerabël

Gazetari Klodian Tomorri ishte i ftuar në një emision televiziv, ku akuzoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se kanë falur pavarësinë e tyre, pas vendimit për t’i shkurtuar mandatin anëtares Sonila Bejtja, e cila kishte marrë një mandat të plotë. ‘Kushtetuta është ngritur mbi parime që janë të qëndrueshme në kohë. Pra, nuk interpretohen ligjet që kjo formulë vlen për këta që janë sot, pastaj do kemi një formulë tjetër. Kjo është një çmenduri.Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka lëshuar me duart e veta pavarësinë e saj. Unë nuk di, se normalisht duhet të ishte e kundërta, ku gjykata duhej të mbante fort pavarësinë e vet, këta e kanë lëshuar me duart e veta. Sepse nga sot, mandati i...