Shuhet në aksident miliarderi i njohur/ Aston Martin luksoz e ndan pemën në dysh (EMRI/FOTO) 

Shuhet në aksident miliarderi i njohur/ Aston Martin luksoz e ndan pemën në dysh (EMRI/FOTO) 

David Barral, ish-drejtues i lartë i kompanisë së sigurimeve Aviva, ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë automobilistik në afërsi të Wetherby, West Yorkshire, në Britaninë e Madhe.  63 vjeçari po drejtonte një Aston Martin DBX SUV kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke shpërthyer më pas në flakë. Aksidenti ndodhi të martën, rreth orës 14:00, në rrugën A58 Leeds Road, mes Bardsey dhe Collingham.  Gjatë karrierës së tij 30 vjeçare, Barral mbajti pozita të rëndësishme në industrinë financiare, përfshirë CEO për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën në Aviva, si dhe poste drejtuese në Virgin Wines, Embark Group, LV= dhe së fundmi si këshilltar strategjik në Harwood Capital.  Policia britanike po vijon hetimet dhe ka bërë thirrje për dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes.