(FOTO-VIDEO)“Urdhëroi deputetët të…”/ Zbulohet mesazhi i Ballës në grupin e gabuar. PD akuzoi PS për ndërprerjen e Kuvendit me skenar

(FOTO-VIDEO)“Urdhëroi deputetët të…”/ Zbulohet mesazhi i Ballës në grupin e gabuar. PD akuzoi PS për ndërprerjen e Kuvendit me skenar

Një mesazh i dërguar aksidentalisht nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sipas PD, ka hedhur dritë mbi planin e mazhorancës për të shmangur zhvillimin e debatit parlamentar dhe për të kaluar menjëherë në votim gjatë seancës së sotme.  Balla, i cili kishte thirrur më herët deputetët socialistë për t’i orientuar mbi mënyrën e menaxhimit të seancës, ka shpërndarë një mesazh udhëzues për kolegët e tij, por në vend që ta dërgonte në kanalin e brendshëm të komunikimit të grupit parlamentar të PS-së, ai e ka dërguar gabimisht në grupin zyrtar të Konferencës së Kryetarëve, një grup që përfshin drejtues nga të gjitha forcat politike në Kuvend.  Në mesazh, Balla shkruan: “Lutem secili komisionin e tij ta ketë në sallë.”  Sipas demokratëve ky ishte...