Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë”, Spiropali takim me zv. kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit fqinj: Angazhohemi…
“Me mikun, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, përtej protokollit, një bisedë e hapur për miqësinë, partneritetin dhe të ardhmen që ndërtojmë bashkë.Forcojmë projektet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë duke filluar nga energjia, interkonektiviteti, infrastruktura digjitale, industria, investimet dhe sektorë me vlerë të shtuar. 🤝 Shtojmë rolin tonë në një rajon që kërkon më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje, si dhe angazhohemi bashkërisht për një Europë🇪🇺 më të bashkuar, më të drejtë dhe më të sigurt, ku Shqipëria duhet të jetë pjesë pa vonesë. Një miqësi që ka rrënjë të forta dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”. Top Channel