Sonila Bejtjes i ndërpritet mandati, Kushtetuesja pranon kërkesën e presidentit Begaj për shpalljen e vakancës

Sonila Bejtjes i ndërpritet mandati, Kushtetuesja pranon kërkesën e presidentit Begaj për shpalljen e vakancës

Kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja është pranuar nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi, Kushtetuesja do të shpallë vakancën. Ndërsa kreu i shtetit duhet të nisë procedurat për anëtarin që do të zëvendësojë Bejtjën. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përtëritjes së pjesshme të përbërjes së saj. Vendimet e gjykatës: Gjykata vendosi:Njëzëri,1. Kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues. 2. Shqyrtimin veçmas të kërkimit të Presidentit të Republikës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit...