Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kuvendi është marrë peng”, Gjekmarkaj: Parlamenti s’është i PS-së, fikja me dhunë e debatit…
Seanca e sotme plenare ishte e mbushur me tensione, debate dhe ofendime mes deputetëve të PD dhe PS. Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se ajo çfarë po ndodh në Parlamentin shqiptar është e paprecedentë, ndërsa shtoi se ‘Kuvendi është marrë peng’. Më tej ai iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i bërë thirrje që të ‘ngrihet në lartësinë e postit që mban.’ “ Parlamenti i Shqipërisë nuk është i Partisë Socialiste – ai është i qytetarëve shqiptarë.” “Ajo që po ndodh me Parlamentin e Shqipërisë është e paprecedentë dhe thellësisht shqetësuese! Kuvendi është marrë peng në mënyrë të qëllimshme, me synimin e qartë për të heshtur opozitën dhe për të shmangur çdo debat të vërtetë...