Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Kapja finale e Gjykatës Kushtetuese’, Koka: Rama përdori bedelin Begaj, Sonila Bejtjes i mbaronte mandati në 2028
I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka deklaroi se vendimi për ndërprerjen e mandatit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, shënon kapjen finale të këtij institucioni nga Edi Rama. Sipas Kokës, kjo është goditja e fundit ndaj pavarësisë së një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë, e cila tashmë, sipas tij, është vënë tërësisht në funksion të pushtetit personal të kryeministrit. Koka theksoi se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me një debat juridik, por është një vendim politik i urdhëruar nga Rama dhe zbatuar nga Presidenti Bajram Begaj, të cilin e cilësoi si “bedelin” e tij. Ai nënvizoi se e gjithë kjo manovër synon eliminimin e zërave të pavarur brenda Gjykatës Kushtetuese për të siguruar kontroll të...