Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, më 16 tetor 2025, në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Bishan. Në xhepin e emergjencës është gjetur i ndaluar një automjet i markës Volkswagen, me targa AB 276 DC, brenda të cilit ndodhej një shtetas i shtrirë në sediljet e përparme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Viktima është identifikuar si R.P, banues në fshatin Starovë, Berat. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e ekspertizës mjeko–ligjore.