Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Shikojani duart ku i ka”! Plas debati në Serbi, Stojkovic e ndieu golin e Manajt: Lojtarët nuk lëvizën
Debati i madh po vazhdon në Serbi pas humbjes në shifrat 0-1 nga Shqipëria. Me këtë humbje, Serbia duket totalisht jashtë loje për kualifikimin në Botëror pasi duhet me patjetër një fitore kundër Anglisë për të shpresuar te mrekullia. Por ky mision është i pamundur me një Angli që jo vetëm nuk ka lëshuar pikë në grup, por ka edhe golavarazhin e frikshëm, 18-0. Pra 18 gola të shënuara dhe 0 i pësuar, duke e bërë të pamundur ëndrrën e Serbisë. Ndërkohë në një media të Serbisë është folur për gjuhën e trupit të Stojkovic në momentin e golit. Pas një debati dhe përplasje mendimesh, u ngrit hipoteza se trajneri i Serbisë e ndieu golin e Manajt, por lojtarët nuk iu bindën në atë rast....