Mbyllen hetimet për Roven Zekën, çështja kalon në gjykim – akuza për korrupsion ndaj pesë personave

Mbyllen hetimet për Roven Zekën, çështja kalon në gjykim – akuza për korrupsion ndaj pesë personave

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Policisë Rrugore, Roven Zeka. Përveç Zekës, të pandehur janë marrë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. Nën akuzë janë gjithashtu Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, ndaj të cilëve rëndojnë akuza për korrupsion. Çështja do të shqyrtohet në seancën paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kujtojmë se Roven Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen të pësuar gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme pas përfundimit të ekspertizës mjekësore, e cila konfirmoi gjendjen shëndetësore të ish-zyrtarit të policisë.     Njoftimi i SPAK: SPAK dërgon për...