Kurorëzohet “The Miss Globe 2025”! Tajlandezja Chayathanus Saradatta shpallet vajza më e bukur

Kurorëzohet “The Miss Globe 2025”! Tajlandezja Chayathanus Saradatta shpallet vajza më e bukur

Tajlandezja Chayathanus Saradatta u kurorëzua “The Miss Globe 2025”. Një spektakël magjik, i cili u zhvillua drejtpërsëdrejti mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, dhe u transmetua përmes ekranit të televizionit kombëtar Vizion Plus. Më të bukurës së globit ju dorëzua kurora që do të mbajë përgjatë gjithë vitit nga ish-missi kolumbian Diana Moreno. Mes vajzave pjesëmarrëse shoqëruesja e parë e Miss Globe u shpall e bukura Valentina Gegprifti nga Shqipëria, e ndjekur nga shoqëruesja e dytë, çmim ky që shkoi për miss-in nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, dhe vendi i tretë per bukuroshen nga Belgjika. Spektakli më prestigjioz i bukurisë, veç sfilatave të mbajtura nga vajzat pjesëmarrëse dhuroi plot emocione dhe surpriza. E tillë ishte edhe hapja e këtij edicioni  nga Ansambli Popullor i...