Plagosja me armë në Tiranë, gjendet makina e autorëve

Plagosja me armë në Tiranë, gjendet makina e autorëve

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë që ndodhi këtë të enjte në Tiranë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se policia ka sekuestruar automjetin me të cilin autorët u larguan pas ngjarjes, pranë një qendre tregtare.Lexo edhe :Related Posts Mësohet se mjeti është gjetur i braktisur, ndërsa ende nuk dihet se si janë larguar autorët pasi kanë braktisur makinën. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale. Dy personat e lënduar, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përpara hetuesve. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth...