Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ushqimet që ju ndihmojnë të zgjidhni problemet me tretjen
Është shumë e rëndësishme që problemet me tretjen të parandalohen që në fazat fillestare të saj. Tretja fillon që me përpunimin mekanik, prandaj duhet të përtypeni mirë, në këtë mënyrë i lejoni gjithashtu ushqimeve të përzihen me pështymën. Është gjithashtu e rëndësishme të integroni disa ushqime të shëndetshme në dietën tuaj. Një dietë shumë e pasur në sheqerna, yndyra të larta dhe miellra të përpunuar, rrit rrezikun e zhvillimit të shqetësimeve me tretjen. Për të evituar këto shqetësime duhet të provojmë të rregullojmë tretjen me disa ushqime të shëndetshme. Disa prej ushqimeve që rregullojnë tretjen Lakrat e fermentuara – Dy lugë gjelle lakra të fermentuara para vakteve stimulojnë prodhimin e acideve gastrike. Përmbajnë baktere miqësore me zorrët që ndihmojnë ri-ekuilibrimin e florës lokale dhe ndihmojnë daljen...