Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Analiza: Vendet e BE-së kanë 5 vite kohë për t’u përgatitur për luftë me Rusinë, çfarë parashikon plani
Vendet e BE-së kanë pesë vjet kohë për t’u përgatitur për luftë, sipas një plani ushtarak që do të paraqitet nga Komisioni Evropian të enjten dhe që u pa nga POLITICO. “Deri në vitin 2030, Evropa ka nevojë për një qëndrim mbrojtës evropian mjaftueshëm të fortë për të penguar në mënyrë të besueshme kundërshtarët e saj, si dhe për t’iu përgjigjur çdo agresioni”, thuhet në draft-plan, i cili do të diskutohet nga ministrat e mbrojtjes të mërkurën vonë përpara se t’i paraqitet Kolegjit të Komisionerëve të enjten. Ai do t’u shkojë udhëheqësve të BE-së javën e ardhshme. Udhërrëfyesi i Gatishmërisë së Mbrojtjes 2030 është një shenjë e rolit në rritje të BE-së në çështjet ushtarake, një reagim ndaj luftës së presidentit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës...