Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Shkarkimi i Veliajt, Qeveria paraqet argumentet në Kushtetuese: Nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj
erion veliaj TIRANË- Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet e tij për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në argumentat e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, theksohet se kryebashkiaku nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj për shkak të arrestit. Mungesa e zgjatur në detyrë e Veliajt shkaktoi dëm të konsiderueshëm në nevojat e qeverisjes së kryeqytit. Ndër të tjera, në dokumentacionin shkresor theksohet se Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shqyrtimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave, pasi ky i fundit nuk është organ kushtetues, por ekzekutiv. “Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t'u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt...