Berisha habit me deklaratën e tij: Unë nuk besoj kurrë që protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës (VIDEO)

Berisha habit me deklaratën e tij: Unë nuk besoj kurrë që protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës (VIDEO)

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka habitur të gjithë kur në dalje të Kuvendit të sotëm, i pyetur për protestën e veteranëve të UÇK-së në mbështetje të ish-komandantëve të luftës, u përgjigj se ai nuk e beson kurrë se protesta është rruga e duhur për t’iu kundërvënë gjykatës.  “Së pari, në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë Gjykatës.” – u shpreh Berisha.  I pyetur nga gazetarët, lidhur me atë se edhe ai ka protestuar kundër Gjykatës, Berisha e ka përgënjeshtruar me forcë, duke u shprehur: “Jo, asnjëherë! Nuk kanë qenë protesta, por konferenca shtypi.”  Ky qëndrim i ri i Berishës përsa i përket argumentit të tij për mosmarrje pjesë në protestën mbështetëse ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është i habitshëm, duke pasur parasysh se Berisha është...