Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Po preken edhe moshat e reja”/ Mjekët ngrenë alarmin: Rriten rastet me kancer gjiri, shifra rekord brenda një dite
28 raste të reja janë zbuluar këtë vit me kancerin e gjirit në Shkodër, dy raste më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Shifrat u bënë të ditura nga mjekja onkologe pranë spitalit rajonal. Ajo tregon se në total trajtohen 63 paciente me kancerin e gjirit në Shkodër. Sipas bluzave të bardha, fatkeqësisht, kanceri tashmë po prek edhe moshat e reja. Kjo ka sjellë edhe ndryshimin e protokolleve të kontrolleve. Pavarësisht rasteve në rritje, në dy javët e para të këtij muaji, që konsiderohet si ‘Tetori Rozë’, nuk ka një numër të lartë të ekzaminimeve. Zbulimi në kohë i sëmundjes ndikon në trajtimin dhe shërimin e saj, thonë mjekët.