Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tensione në Kuvend/ “Je i paaftë”, Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi, paralajmëron Balliun
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, ndërsa vëmendjen i ka tërhequr edhe deputetit demokrat Klevis Balliu. Teksa në foltore ishte duke raportuar komisioneri kundër diskriminimit Robert Gajda, në lidhje me projektligjin për barazinë ligjore, nga vendi Bardhi ka i ka ndërprerë disa herë fjalën. Bardhi është dëgjuar duke i thënë Peleshit më pas “je i paaftë”, ndërsa pasi e ka paralajmëruar disa herë që të mos ndërpresë seancën, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar. “Zoti Bardhi ju tërhiqet vëmendje, vërejtje, nëse vazhdoni… ju hiqet e drejta e fjalës për gjithë ditën e sotme. Zoti Balliu ju tërheq vëmendje”, tha Peleshi. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u shpreh se socialistët...