Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë sinjalizoi vizita e shefes së BE-së, në Kosovë?
Ursula von der Leyen e nisi dhe e përfundoi këtë javë një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por vizita e shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë mund të ketë qenë më e shkurtra dhe u përmbyll nga ana e saj me një postim në rrjetin social X. Ç’mesazh përçoi? Çfarë nënkuptojnë kërkesat që pati ajo për Kosovën? Nga e hëna, deri në mbrëmjen e së mërkurës, kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, udhëtoi nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, rajon që synon t’i bashkohet një ditë bllokut evropian. Në pjesën më të madhe të shteteve, von der Leyen foli për rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe për rrugën që kanë bërë ato drejt tij. Për përparim në këtë...