Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Fshesa’ Rama nuk harron aksionin/ Kryeministri ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike
Ka vijuar sërish aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga aksioni në Tiranë, teksa shkruan se vijon çlirimi i hapësirave publike. “Vijon çlirimi i hapësirave publike”, shkruan Rama. Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.