Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin, ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli
Gjykata e Lartë ka lënë në qeli Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, duke mos pranuar rekursin e tij kundër Gjykatës së Posaçme të Apelit. Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij. Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.