“Urdhërarresti për Thaçin doli kur po shkonte të takonte Trump-in”. Haklaj: Det do të bëhet në Tiranë për UÇK! Mbi 70 autobusë..

“Urdhërarresti për Thaçin doli kur po shkonte të takonte Trump-in”. Haklaj: Det do të bëhet në Tiranë për UÇK! Mbi 70 autobusë..

Azgan Haklaj, një nga organizatorët e protestës që do të mbahet në Tiranë të premten, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se mijëra vetë do të vijnë jenë të pranishëm në Sheshin Skënderbej. “Janë 70 autobusë gjerë tani nga Drenica, nga Klina, nga Gjilani, nga Kamenica, nga Prizreni, nga Drenasi, nga Deçani, nga Gjakova. 70 autobusë deri tani që janë në dispozicion. Mijëra vetë do vijnë nga Europa. Mijëra vetë do vijnë nga Maqedonia e Veriut. Sonte mbyllet fushata në Maqedoninë e Veriut. Zoti Ali Ahmeti e ka afruar mbylljen e fushatës për të qenë në sheshin Skënderbej për të kërkuar liri për bashkëthemeluesit e UÇK-së”, tha Haklaj i ftuar në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN.  Duke komentuar rreth debatit në Kuvendin e Shqipërisë për pjesëmarrjen ose jo të Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të...