Arrestohet 54-vjeçari në Vlorë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike

Arrestohet 54-vjeçari në Vlorë për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike

Policia e Vlorës arrestoi këtë të enjte një shtetas, pasi u konstatua nga OSHEE se kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në një punishte duralumini, e cila ishte në pronësi të tij. Shtetasi E. B., 54 vjeç, dyshohet gjithashtu se kishte bërë një tjetër lidhje të paligjshme të energjisë në një objekt 4-katësh, gjithashtu në pronësinë e tij. Ky objekt, sipas Policisë, mbahej prej tij me vetëgjyqësi, duke mos e liruar për pronarin ligjor, shtetasin A. B. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.