Plagosja me armë zjarri tek mbikalimi i Rinasit, policia jep detaje: U qëllua një 25-vjeçar, ja si është gjendja e tij

Plagosja me armë zjarri tek mbikalimi i Rinasit, policia jep detaje: U qëllua një 25-vjeçar, ja si është gjendja e tij

Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në parkingun e Megatek. Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur mes dy personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin. Sakaq, policia po vijon punën për zbulimin e identitetit të të plagosurit, pasi ai nuk është treguar bashkëpunëtor. Ndërkohë, autori i plagosjes është arratisur nga vendngjarja, ndërsa policia po këqyr kamerat e sigurisë. Vorë/Informacion paraprak Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Rinasit, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital,...