Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Iku nga Kuvendi pas debatit me Berishën që e akuzoi për shpifje, Bido: Ika për arsye…
Deputeti i PS-së, Ardit Bido ka bërë një reagim publik pas akuzave për shpifje nga ana e kreut të PD-së, Sali Berisha. Ai tha se Berisha, bën ose nuk dëgjon se çfarë thonë deputetët e tij. Bido shtoi se nga Kuvendi u largua për arsye të një fatkeqësie familjare. “Doktori i bllofeve nuk dëgjon as të vetët. Për shkak të një fatkeqësie familjare, mu desh të largohem nga seanca e Parlamentit dhe nuk pata mundësi t’i bëja replikë Berishës, i cili nuk dëgjon më as kolegët e vet dhe i djeg nën kësulë, pa kuptuar as për kë flitet. Në fjalën time u ndala te njëri nga përfaqësuesit e opozitës së tij, i cili dha një deklaratë të papranueshme për liderët e UÇK-së, një deklaratë...