Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Lista Serbe ankohet në Kushtetuese: Nuk po respektohen të drejtat tona për të zgjedhur përfaqësuesit
Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se është shkelur Kushtetuta. Lajmin e beri të ditur nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë Igor Simic. “Në të njëjtën kohë, kërkuam futjen e një mase të përkohshme me qëllim ndalimin e veprimeve jokushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme”, tha Simic. Sipas tij nëse ky veprim do të cilësohej i drejtë atëherë zgjedhjet do të ishin të pakuptimta. “Duam t’u dërgojmë një mesazh të gjithëve se kjo nuk është çështje e një vendi në Kuvend, por e respektimit të së drejtës së popullit serb për të zgjedhur përfaqësuesit e vet dhe për të pasur...