Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Banori i Gazës flet për SYRI TV: Këtu është një tmerr! Izraelitët jetojnë në luks, ne vuajmë për bukë e ujë…
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gaza, Abdullah Xhabir, një banor në rripin e Gazës, ka treguar situatën reale në të cilën ndodhen aktualisht. Xhabir është shprehur se në Gaza ka ende trupa izraelite, ndërsa rrëfen vështirësitë e jetesës nën bombat e forcave ushtarake të Izraelit. Abdullah Xhabir: Unë po flas nga çadra ime. Ne po rrimë në zona që janë afër jugut të gazës sepse aty ku ndodhej shtëpia ime nuk është hapur ende rruga. Ndodhet në veri të Gazës. Aty ka ende trupa ushtarakë izraelit. Ne po presim të hapet zona që të kthehemi në shtëpitë tona, në qoftë se i gjejmë ato. Jetojmë afër kufirit me Egjiptin. Më shumë se 80 për qind e banorëve të Gazës, sot jetojnë në çadra. Shtëpitë...