Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit/ Shefi i komisariatit të Devollit transferohet në Peqin, ja kush e zëvendëson (EMRI)
FOTO ILUSTRUESE DEVOLL- Policia ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve. Burime bëjnë me dije se shefi i komisariatit të policisë së Devollit është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin, të cilën e mbante Bilbil Lita. Ky i fundit, është është caktuar nënkomisar në komisariatin e policisë së Devollit. Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Këto janë lëvizjet e fundit nga postet drejtuese të Policisë së Shtetit, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë të tjera