Plagosje me armë zjarri në Rinas (EMRAT)

Plagosje me armë zjarri në Rinas (EMRAT)

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Një 25-vjeçar Fabjo Arifaj ka mbetur i plagosur në këmbë me armë pranë Megatek. Sherri ka nisur mes disa personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin. Ndërkohë, i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj. Autori/ët është arratisur nga vendi i ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L.,...