Plagosje me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit

Plagosje me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Megatek, tek mbikalimi i Domjes, ku një person është plagosur me armë zjarri. Fabio Arifaj, 25 vjeç, ka marrë një plumb në këmbë pas një konflikti për motive të dobëta si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi Grisjan Latifaj, rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital. “Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë...