Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kina arreston 30 të krishterë, alarm për një goditje të re ndaj kishave të paregjistruara
Një operacion i gjerë i autoriteteve kineze ka çuar në arrestimin e 30 të krishterëve të lidhur me rrjetin e Kishës Zion, përfshirë pastorin e njohur Jin Mingri. Ngjarja, e cilësuar si goditja më e madhe ndaj të krishterëve në dekada, ka ngritur shqetësime për një fushatë të re shtypjeje ndaj kishave të nëndheshme në Kinë. Kishat e nëndheshme, janë komunitete fetare të krishtera që veprojnë jashtë sistemit zyrtar të regjistrimit dhe kontrollit shtetëror. Arrestimet u kryen në të paktën 10 qytete, ndërsa Jin akuzohet për “përdorim të paligjshëm të rrjeteve të informacionit”. Aktivistët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vetëm fillimi i një goditjeje më të gjerë ndaj komuniteteve të krishtera që nuk janë nën kontrollin e shtetit. BBC shkruan se të premten e kaluar, Grace...