Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para
Të shtëna me armë janë regjistruar te mbikalimi i Rinasit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë e një konflikti çasti një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po këqyr kamerat për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.