Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Tigri i Bardhë” i internetit| 21-vjeçari akuzohet për vrasje dhe abuzimin e fëmijëve, njëri rast u transmetua live
Një 21-vjeçar nga Hamburgu, i njohur online me pseudonimin “Tigri i Bardhë”, është akuzuar nga prokurorët gjermanë për 204 vepra penale, mes të cilave edhe vrasje, lidhur me vdekjen e transmetuar drejtpërdrejt të një 13-vjeçari amerikan. Sipas autoriteteve, i riu ka manipuluar dhe abuzuar seksualisht më shumë se 30 fëmijë nga vende të ndryshme, si pjesë e një rrjeti sadist abuzimi seksual ndaj fëmijëve në internet. Ai dyshohet se i ka detyruar fëmijët të dërgojnë përmbajtje të ndjeshme dhe të vetëlëndohen në video. Një nga rastet më të rënda lidhet me një 13-vjeçar amerikan, i cili u detyrua të vetëvritej në vitin 2022, akt që u transmetua drejtpërdrejt online. Gazeta gjermane Zeit shkruan se krimet dyshohet se kanë ndodhur midis janarit 2021 dhe shtatorit 2023, periudhë kur...