Shqipëri–Angli, ndeshja e shekullit në Tiranë! Ja çmimet që kanë ‘tronditur’ tifozët kuqezi

Shqipëri–Angli, ndeshja e shekullit në Tiranë! Ja çmimet që kanë ‘tronditur’ tifozët kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit është në garë për një vend në play-off e Kupës së Botës 2026. Në nëntor skuadra do zhvillojë dy sfidat e fundit, atë kundër Andorrës në datën 16 në udhëtim dhe tre ditë më pas presim Anglinë në Tiranë. Për duelin me ‘Tre Luanët’ ka interes të lartë dhe FSHF-ja i nxorri biletat në treg një muaj para ndeshjes. Institucioni i futbollit ka bërë me dije se në ndeshjen me Anglinë, do të ndiqet e njëjta procedurë për biletat si në sfidën Shqipëri – Serbi, pra me short. Për bileta, fillimisht duhet që tifozi të aplikojë përmes platformës ebileta.al, më pas do të jetë sistemi që do bëjë përzgjedhjen e tifozëve dhe më pas do vijohet me procesin e blerjeve. Çmimet e...