Edison Ypi: Kur e vizituam Lasgushin, ja çka i tha Kadare për Koliqin

Edison Ypi: Kur e vizituam Lasgushin, ja çka i tha Kadare për Koliqin

Ismail Kadare dhe Lasgush Poradeci Nga Edison Ypi Shtëpia e Lasgushit ndodhej në kërthizën e Pogradecit të vjetër, atje ku zhvillohet rrëfimi dramatik më i bukur shkruar në shqip, “Lumi i Madh” nga Mitrush Kuteli. Kopshti i vogël me ferra dhe kati i parë shkatarraq ishin një realitet surreal krejtësisht i padeshifrueshëm. Ngjitja në katin e dytë ku pushonte i fundit rilindas nëpër shkallët e drurit që luhateshin dhe kërrcisnin, ishte një ritual i detyrueshëm si në filmat e horrorit. Këto, nja dy a tri kthina misterioze, dhe dhoma lart, ishin një “thriller” aq sugjestiv sa Alfred Hitchcock-u nuk do guxonte t’i përshkruante. Shtëpia nga jashtë dukej si e vizatuar nga eksperta hollivudianë, në mënyrë aq mjeshtërore, sa nuk të linte asnjë dyshim se ajo...